Shkurt.ch
25.8 miliardë franga u harxhuan për ta mbrojtur kursin minimal me euron
Banka Qendrore e Zvicrës (SNB) njoftoi të enjten se ka harxhuar 25.8 miliardë franga për mbrojtjen e kursit në fund të vitit të kaluar, para se të vlerësojnë se masat janë shumë të shtrenjta në krahasim me përfitimet që ekonomia ka.
Në janar SNB ka hequr normën minimale të frangut ndaj euros prej 1.20 franga për euro.
Ky veprim ka tronditur edhe tregjet e aksioneve, duke shkaktuar një zbritje të fortë të monedhës zvicerane.
Nga SNB vazhdimisht kanë argumentuar se ata nuk kishin zgjedhje, por vendimi ende ngre pluhur dhe politikanët kohët e fundit kanë ashpërsuar kritikat në adresë të Bankës Qendrore, për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së vendit, e cila pjesërisht mund t’i atribuohet frangut të fortë.
“Kostoja për të ruajtur normën minimale të frangut ndaj euros, 1.20 franga për 1 euro, ka tejkaluar në masë të madhe interesin që kishte ekonomia prej këtij kursi”, thoshte raporti vjetor i bankës lëshuar të enjten.
Para fundit të 2014-ës SNB ka blerë valuta të huaja për një total prej 25.8 miliardë frangash, ndërsa në janar vlera e intervenimit në mbrojtje të normave minimale, sipas vlerësimeve të SNB-së do të arrinte në 100 miliardë franga.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane











