Kosova
25 të shëruar dhe 49 raste të reja me COVID-19
Është bërë e ditur se sot, më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 265 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, shkruan albinfo.ch.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me SARS-CoV-2 janë konfirmuar 49 raste të reja.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Vushtrrisë 22 raste (sipas vendbanimit: 17 raste Vushtrri, 2 raste Dumnicë e Poshtme, 1 rast Reznik, 1 rast Maxhunaj dhe 1 rast Begaj), komuna e Pejës 7 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Pejë dhe 1 rast Nabërgjan), komuna e Prishtinës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Prishtinë), komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Gjilan), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren dhe 1 rast Lubizhdë), komuna e Istogut 2 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Staradaran dhe 1 rast Vrellë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit 2 raste Mitrovicë) dhe nga 1 rast nga vendbanimet: Fushë Kosovë, Mamushë, Lubovec-Skenderaj, Zhiti-Viti dhe Suharekë.
Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punonjësve në institucione publike dhe private, agjenci, kompani tregtare dhe biznese private.
Sot, më 14 qershor 2020, janë shëruar 25 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 953 raste.
Nga data 08 shkurt deri më 14 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 18.512 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.486 raste, nga të cilët janë 33 raste të vdekjes që kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen














