albinfo.ch
E-Diaspora
250 libra shqip në dispozicion të Bibliotekës Publike të Lozanës
Të shtunën në mëngjes u mbajt prezantimi para publikut i një projekti të përbashkët në mes të qytetit të Lozanës dhe atij të Ferizajt, me rastin e ofertës së 250 librave në gjuhën shqipe.
Pjesa më e madhe e shqiptarëve që jetojnë në Lozanë janë me origjinë nga Ferizaj i Kosovës. Prandaj është më se e natyrshme që lidhjet janë krijuar në mes të këtyre dy qyteteve. Ka dy vjet kur dy administratorët komunalë të Lozanës, Oscar Tosato dhe Gregory Junod, patën shkuar për të vizituar rajonin e origjinës së disa prej bashkëqytetarëve të tyre. Kjo vizitë u bë në shoqërimin e Musa Kamenicës.
Nga kjo vizitë pati lindur ideja e një bashkëpunimi për sigurimin e një oferte librash në gjuhën shqipe për Bibliotekën e Lozanës. Projekti është reciprok, me që edhe librat në gjuhën frenge do të jenë gjithashtu në dispozicion në Bibliotekën e Ferizajt, bashkë me një ndihmë financiare.
250 libra janë përzgjedhur nga z. Kamenica dhe shefi i Shërbimit të Bibliotekës së Lozanës, Frederique Sardet. Atyre u dha mundësia të bëjnë një përzgjedhje të tillë falë listave të paraqitura nga Biblioteka e Ferizajt, LAPSH-i (VAUD) dhe “Buzuku”. Projekti në fjalë do të regjistrohet në afat të gjatë, librat do të rinovohen rregullisht për të mbajtur një ofertë tërheqëse, siguroi z. Gregory Junod në fjalën e tij.
Prezantimi i projektit u zhvillua në Bibliotekën Komunale të Lozanës në Place chaudron. Është pritur nga shumë zyrtarë zviceranë dhe kosovarë, duke përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili bëri udhëtimin enkas për të deklaruar mbështetjen e tij për bashkëpunim me qytetin. Bashkë me të ishte edhe drejtori i Departamentit të Kulturës, Enver Haliti. Ceremonia u ndoq gjithashtu nga ish-këshilltari nacional, Victor Ruffy.
E ardhmja e përbashkët ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës mishërohet në veprime të thjeshta si kjo. Gjatë fjalës së tij, z. Oscar Tosato rikujtoi angazhimin e Qytetit të Lozanës në favor të banorëve shqiptarë dhe vendit të tyre. Bashkësia shqiptare gëzon një vend në saje të vullnetit të qytetit, i cili ka dhënë një lokal institucionit ISEAL (Instituti zviceran i studimeve shqiptare). Asistenca e ofruar për vendlindje kalon përmes ofertës së materialit të dorës së dytë, një material që mirëpritet nga shkollat vendëse, por gjithashtu përmes shkëmbimeve të ndryshme, si për shembull, bashkëpunimi mes psikologëve të shkollave në të dy vendet.
Nxitja e integrimit
Ambasadori i Kosovës shfrytëzoi rastin për të falënderuar asistencën zvicerane për Kosovën dhe kosovarët, veçanërisht gjatë kohës më të vështirë të luftës dhe vlerësoi modestinë e Zvicrës, e cila është shumë e pranishëm në Kosovë nëpërmes projekteve të ndryshme, pa harruar edhe misionin e Swisscoy.
Ai shtoi se ky projekt promovon integrimin e shqiptarëve në Zvicër, duke iu shmangur asimilimit falë sigurimit të elementeve të kulturës së tyre në qytetin ku banojnë.
Presidenti i LAPSH-it (Vaud), Isni Idrizi, vështroi me keqardhje se kishte pak nxënës nga Ferizaji që përfitonin nga mësimi i dhënë nga shoqata e tij. Ai vuri në dukje me një notë pesimizmi se librat e vëna në dispozicion mund të huazohen.
E-Diaspora
-
Tre të vdekur pas përmbysjes së furgonit kontrabandist në Austri Aksidenti ndodhi në Burgenland në një pikë kufitare midis Austrisë dhe Sllovakisë, tha në një deklaratë,...
-
Sonte, “nata e yjeve” në Zvicër
-
Saarbrücken, Gjermani
12 vjet burg kosovarit për mashtrime prej 32 milionë eurosh përmes internetit
-
Hoteli dikur ikonë e Prishtinës, tani adresë e vizitorëve vendas e të huaj
-
Në Vjenë gjenden rreth 34 mijë kompani me prejardhje migrimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përdorë qentë për të zbuluar murtajën afrikane të derrave Zagarët e specializuar aktualisht po trajnohen në kantonin verilindor zviceran të Thurgau që kufizohet me Gjermaninë....
-
Rreth 900.000 veta po marrin pjesë në Street Parade të Cyrihut
-
Zviceranët kthehen nga pushimet: mbi dy orë e gjysmë pritje në Gotthard
-
“Zvicra mund të shërbejë si vend konferencash për Rusinë dhe Ukrainën”
-
Kush është miku më i mirë i zviceranëve?