Shkurt.ch
3.2% të zviceranëve marrin ndihma sociale
Shkalla e shfrytëzuesve të ndihmave sociale në mesin e të huajve gjatë vitit 2015 ka qenë 6.2% që shënonte një rritje prej 0.1 për qind. Ndërsa personat e shkurorëzuar arrinin nëe kuotën prej 5.6 për qind
Në vitin e kaluar në Zvicër kanë marrë ndihma sociale rreth 265 mijë persona. Ky numër përbën 3.2 për qind të popullatës së Zvicrës, bën të ditur Zyra Federale për Statistika, shkruan sda.ch. Sipas zyrës në fjalë kjo kuotë ka mbetur praktikisht e pandryshuar nga viti 2013.
Megjithatë, në vitin 2015 kishte 3600 persona më shumë se një vit më parë që merrnin ndihma sociale. Kjo përbën një rritje të vogël prej 1,4 % nga shifra e përmendur, transmeton albinfo.ch. Kjo tregon se megjithatë rritja e konstatuar nga viti 2008 ka pasur një vazhdim ndonëse simbolik dhe shpjegohet me rritjen e popullsisë. Me fjalë tjera, përqindja e përgjithshme nuk ka ndryshuar.
Ndër kategoritë që ndodhen më tepër në rrezik për të marrë ndihma sociale janë të huajt, personat e shkurorëzuar si dhe fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare.
Shkalla e shfrytëzuesve të ndihmave sociale në mesin e të huajve gjatë vitit 2015 ka qenë 6.2% që shënonte një rritje prej 0.1 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërsa personat e shkurorëzuar arrinin nëe kuotën prej 5.6 për qind.
Po ashtu ndihma sociale në shkallë mbimesatare kanë marrë njerëzit që jetojnë në kantone me qendra qytetare, për ndryshim nga ata në kantonet rurale që kanë marrë nën mesataren.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












