Lajme
3 shtetet evropiane që do të goditen më së rëndi nga tarifat e Trumpit
Vetëm tri vende të BE-së kanë suficit tregtar të mallrave me SHBA-në: Gjermania, Irlanda dhe Italia, dhe ato pritet të goditen më së rëndi nga tarifat e SHBA-së.
Suficiti tregtar i Gjermanisë në mallra ishte 57 miliardë euro në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare të SHBA-së. Në vitin 2023, Gjermania ka shitur mallra me vlerë 144 miliardë euro në SHBA.
Veturat e prodhimit gjerman përbëjnë 22 miliardë euro nga kjo vlerë, ndërsa produktet mjekësore të gjalla, përfshirë vaksinat, gjakun, antiserumet dhe kulturat, arrijnë në 11.4 miliardë euro, raporton The Guardian, transmeton albinfo.ch.
SHBA-ja i ka shitur Gjermanisë mallra me vlerë 87 miliardë euro, duke përfshirë vetura me vlerë 8.25 miliardë euro.
Irlanda ka çekuilibrin e dytë më të madh tregtar, një suficit prej 50 miliardë eurosh, sipas të dhënave zyrtare për vitin 2023, i nxitur kryesisht nga eksporti i produkteve farmaceutike në SHBA. Produktet bujqësore duke përfshirë gjalpin janë një tjetër eksport i madh.
Në vendin e tretë për vitin 2023 ishte Italia, e cila regjistroi një suficit tregtar prej 41 miliardë eurosh, duke eksportuar mallra me vlerë rreth 65 miliardë euro në SHBA. Barnat e paketuara dhe veturat përbënin përkatësisht rreth 5 miliardë euro..
Sipas të dhënave zyrtare të SHBA-së, eksportet e SHBA-së në Itali ishin rreth 24 miliardë euro në vitin 2023, të dominuara nga nafta e papërpunuar, hormonet dhe gazi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













