Lajme

3-vjeçari shqiptar mbytet në pishinë

Teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Raportohet se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se një fëmijë 3-vjeçar është mbytur në pishinë, teksa babai i tij me origjinë shqiptare po punonte në oborrin e shtëpisë.

Referuar medieve lokale, fëmija po luante në oborr, ndërsa i ati po punonte.

Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda, kur në rrethana ende të paqarta fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së të atit, e për pasojë ra në pishinë.

Athens.gr shkruan se vogëlushi u nxor nga pishina pa puls dhe se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.