Shkurt.ch
30 për qind më pak të vdekur në rrugët e Zvicrës
Nga janari deri në fund të qershorit në aksidente trafiku kanë humbur jetën 113 persona. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin 170!
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2013 në rrugët e Zvicrës ka pasur më pak të vdekur nga aksidentet se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit Federal përgjegjës për rrugët, gjatë kësaj periudhe, ose nga janari deri në fund të qershorit në aksidente trafiku kanë humbur jetën 113 persona. Dhe kjo është për një të tretën më pak se në periudhën e njëjtë të vitit 2012.
Por duhet thënë se në mars të vitit të kaluar vetëm në aksidentin e rëndë në Siders të Valisit patën humbur jetën 28 veta keshtu që krahasimi duket i papërstatshëm, shkruan baz.ch. Megjithatë, në harkun kohor 2008-2012, mesatarja e të vdekurve gjatë gjashtë muajve të parë ka qenë rreth 160 persona.
Gjithashtu edhe të lënduar rëndë ka pasur dukshëm më pak gjatë gjysmës së parë të këij viti. Zvogëlim më i ndjeshëm është shüenuar në aksidentet me biçikleta dhe motoçikleta. Sipas autoriteteve, në këtë pikë mund të ketë qenë vendimtar moti jo i mirë gjatë pranverës që shkoi. Shumë nga ngasësit e biçikletave dhe motoçikletave për shkak të motit kanë hequr dorë nga dalja në komunikacion.
Mesatarja e të vdekurve në aksidente gjatë një viti në vitet e fundit ka rënë nën 350 persona ndërsa në vitet e tetëdhjeta kjo mesatare shkonte edhe mbi 1000 veta, gjë që flet për përmirësimin e kushteve në trafik.
Bazuar në trendin e gjysmës së parë të vitit, gjasat janë që viti 2013 të shënojë rekord për numrin e pakët të viktimave në komunikacion.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe Në qershor, çmimet e shtëpive dhe apartamenteve shënuan rritje në mbarë vendin, ndërsa rajoni i Cyrihut... -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26












