Kosova
30 raste zjarresh për 24 orë në Kosovë, dyshohet se u shkaktuan nga faktori njeri
Në Kosovë, gjatë javës së shkuar është shënuar një numër i lartë zjarresh, ndërsa gjatë vikendit situata është përkeqësuar ndjeshëm. Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, bëri të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 30 raste zjarresh, duke e çuar numrin total në rreth 70 raste brenda javës. Shkaku kryesor i zjarreve është pakujdesia e njerëzve, por nuk përjashtohet zjarrvënia e qëllimshme.
“Gjatë javës ka qenë një numër goxha i madh i rasteve, do të thotë rreth 40 raste i kemi pasur gjatë javës. Ndërsa, po i veçojmë vetëm në vikend, tani i kemi 30, vetëm 24 orët e fundit janë 30 raste dhe të gjitha rasteve kemi arritur t’i përgjigjemi me kohë”, ka thënë Metaj, shkruan Koha.net.
Në disa raste, njësitë e zjarrfikësve nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të angazhimit të tyre në zona të tjera, siç raportoi një banor i Akllapit. Ndërkohë, policia po heton raste të zjarreve në Lipjan, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në Suharekë, Shtërpcë dhe Kamenicë.
Autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar, duke theksuar nevojën për më shumë zjarrfikës dhe masa parandaluese, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës Rregulla të reja për bagazhet e dorës do të zbatohen në Aeroportin e Cyrihut duke filluar... -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës -
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje











