Bota

30 të vdekur nga zjarret në Portugali dhe Spanjë

Raportohet se 30 persona kanë vdekur si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Portugalinë, por edhe një pjesë të Spanjës.

27 viktima janë regjistruar vetëm në territorin portugez, ku mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, kurse dëmet materiale janë të mëdha, përcjell albinfo.ch.

Situata më e rënduar paraqitet në pjesën veri-lindore të Portugalisë ku janë regjistruar 27 viktima.

Zjarrfikësit janë duke ‘luftuar’ me zjarret, ku raportohet se janë 145 vatra të zjarrit.

Gjithashtu, kushtet janë përkeqësuar nga efektet e uraganit Ofelia, i cili po i afrohet brigjeve Perëndimore të Evropës.

Në muajin qershor, një zjarr masiv i rënë në Portugali u mori jetën 64 personave, ndërsa të plagosur mbetën 130 të tjerë.