Lajme

30 vjet nga World Wide Web

Viti 1989 shënon ndryshime shumë të mëdha kur Tim Berners Lee paraqiti zgjidhjen me anë të krijimit të një rrjeti digjital botëror informacioni, me të cilin shkencëtarët do të lidheshin me njeri-tjetrin.

Shkencëtari 34-vjeçar e ka shkruar konceptin e tij në formë të shkurtuar dhe shefi i tij e quajti “E paqartë, por interesante”, shkruan DW.

Berners-Lee vazhdoi të vriste mendjen dhe krijoi pjesët e veçanta përbërëse të rrjetit digjital botëror, World Wide Web, të ashtuquajturat URL për adresat e Web-it, HTML, për të përshkruar faqet e Web-it, përcjell albinfo.ch.

Mes tjerash u angazhua në funksionimin e protokolli teknik HTTP për linqet dhe më në fund duhej krijuar edhe receta për një Webbrowser.

Pikërisht 30 vjet më parë, më 30 prill 1993 shkencëtarët e CERN-it hapën rrjetin digjital botëror, World Wide Web dhe kështu filloi marshimi fitimtar i internetit. Nga pikëpamja teknologjike shumë pak gjëra kanë ndryshuar deri më sot, shkruan DW.

Sot qasja në informacione është shumë e lehtë. Në vend të bërjes së pazarit në qendër të qytetit, siç bëhej më parë, blerjet online plotësojnë sot çdo dëshirë. Volumet e Brockhaus i zë pluhuri në bibliotekë, sepse Wikipedia është parimisht adresa që kërkojnë të gjithë ata që duan të marrin informacione për revolucionin e 1789-ës ose për zbulimin e internetit.

Kush kërkon një banesë, nuk shfleton më faqen e tretë ose të trembëdhjetë të gazetave të ditës, por kërkon në portalet e internetit dhe gjen aq shumë reklama, sa për të mbushur çdo lloj gazete.

Megjithatë lidhjet me rrjet digjital është dizorientimi, fluksi i madh i informacioneve. Në rrjet të gjithë njerëzit mund të publikojnë dhe vlerësojnë pikëpamjet, idetë, produktet, mallrat dhe vizionet e tyre, dhe kjo ka qenë edhe ideja fillestare e rrjetit dhe funksionimit të tij, përcjell albinfo.ch.

Makinat e kërkimit si Google ose DuckDuckGo vërtet ndihmojnë sot që të ndash grurin nga kashta në një fushë të pafund informacionesh. Megjithatë koncernet e mëdha digjitale si Google, Apple, Facebook, Amazon dhe Microsoft janë koncerne botërore interesante, që ndjekin kryesisht interesa përfituese. Ata përfitojnë duke bërë strukturimin e internetit, shkruan DW.

Një ide që nuk ka patur lidhje me Tim Berners-Lee. Ai mund ta kishte patentuar teknologjinë e tij të World Wide Web, por vendosi qëllimisht që të mos e bënte këtë. Uria për fitime ishte në kundërshtim me idealin e tij të këmbimit falas të informacioneve.