Integrimi
300 çanta shkollore për nxënësit në Shqipëri
Sabine Beck është e entuziazmuar: 300 çanta shkollore janë palosur deri tash në ndërtesën e shoqatës humanitare kishtare “Christliche Hilvsverein Wismar (CHW). “Në muajin mars e kam iniciuar aksionin bamirës “Çanta shkolle për Shqipërinë”. E kam filluar me katër çantat e fëmijëve të mi dja tsh numri ka arritur në 300”. Aksioni vazhdon deri më 11 nëntor. Çantat pastaj transportohen me konvojin e CHW që shkon në Shqipëri , ku fëmijëve do t`u dorëzohen pikërisht për festën e Adventit, shkruan schwerin-lokal.de. Ideja ka ardhur spontanisht, kur po e festonim ditëlindjen time. Gëzohem që me këtë dhuratë mund ta përmirësojmë gjendjen në fshatrat malorë të Shqipërisë. CHW ka vite që punon në këtë drejtim”, thotë Beck.
Veç çantave do të ketë edhe kapela, shalle dhe doreza. Ndërsa çantat nuk do të jenë boshe. Në shumicën prej tyre janë futur edhe lapsa, fletore, lodra të vogla, kuti për vendosjen e ushqimit etj.
Më 19 shtator në kuadrin e Javës ndërkulturore mbahet një aktivitet informativ lidhur me gjendjen sociale në Shqipëri. Kush ka dëshirë mund të sjellë me vete ende ndonjë shall, kapele, lapsa dhe gjësende tjera shkollore. Ndërsa për argëtim të mysafirëve kujdeset grupi folklorik shqiptar “Mërgimtari” ndërsa CHW me kryetarin e saj Frieder Weinhold do të ofrojnë specialitete nga kuzhina shqiptare.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














