Shkurt.ch
300 më të pasurit e Zvicrës peshojnë 564 miliardë franga
Në krye të listës sërish qëndron familja e themeluesit të perandorisë për prodhimin e mobileve Ikea, Ingvar Kamprad, me 41 deri 42 miliardë
Sikur për çdo fundviti, edhe këtë vit revista ekonomike “Bilanz” ka bërë listën e 300 njerëzve më të pasur të Zvicrës. Kësaj here pasuria e të gjithë atyre, e marrë së bashku shkon mbi 564 miliardë franga. Kjo shumë përbën rekord në traditën tashmë 25 vjeçare të përpilimit të listës së 300 zviceranëve më të pasur, shkruan “Bilanz”.
Në vitin e kaluar pasuria e llogaritur së bashku e tyre ishte për 52 miliardë franga më e vogël.
Sikurse edhe gjatë viteve të kaluara, në krye të listës qëndron familja e themeluesit të perandorisë për prodhimin e mobileve Ikea, Ingvar Kamprad. Ndonëse vetë Kampradi senior së fundi e ka lëshuar Zvicrën dhe ka shkuar të jetojë në vendlindje, në Suedi, tre djemtë e tij që vazhdojnë të jetojnë në Zvicër, zotërojnë një pasuri prej më shumë se 40 miliardë frangash.
Disa llogari që i ka bërë revista të prezantimin shkurtër të listës mundësojnë zbulimin e disa hollësive interesante. Kur, në vitin 1989 është përpiluar lista e parë e atëbotë 100 zviceranëve më të pasur, pasuria e tyre e marrë së bashku ishte 66 miliardë franga. Ndërsa sot, vetëm tre më të pasurit kanë pasuri më të madhe se 100 në vitin 1989.
Më së shumti ka shtuar pasurinë gjatë një viti Familja Hoffmann dhe Oeri, pronarë të gjigantit farmaceutik Roche. Pasuria e tyre është rritur për 6 miliardë franga, duke arritur në 22 deri 23 miliardë. Këto familje njëherësh zënë vendin e dytë, pas asaj Kamprad.
Zvicerani i tretë më i pasur është Jorge Leman, i cili me 21 miliardë frangat e veta qarkullon në mes të Cyrihut dhe Brazilit. Ka blerë së bashku me d miliarderë të tjerë kompaninë Burgerking.
Humbësi më i madh, sipas listës, është rusi Viktor Vekselberg i cili brenda vitit që po kalon ka “renë në peshë” për 2 miliardë franga. Por edhe kështu, me 12 deri 13 miliardë, ai nuk qëndron keq.
Me 91 vjet moshë, më plaku në mesin e më të pasurve është pronari i patundshmërive Robert Heuberger. Pasuria e tij vlerësohet në mes të 500 dhe 600 milionë franga.
Në mesin e 300 më të pasurve, sigurisht nuk janë të gjithë miliarderë. Nga një miliard e më tepër franga posedojnë vetëm 131 prej tyre.
Çdo i njëmbëdhjeti miliarder i botës jeton në Zvicër.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











