CH-Ballkani
300 migrantë shpëtohen në Detin Mesdhe
Autoritetet në Spanjë kanë njoftuar se kanë arritur të shpëtojnë 334 migrantë dhe kanë nxjerrë nga ujërat e Detit Mesdhe katër trupa të pajetë.
Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se migrantët po udhëtonin nga Afrika për në Europë me nënte anije të ndryshme, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Në një anije, autoritetet spanjolle kanë gjetur katër trupa të pajetë, së bashku me 49 migrantë. Shërbimet e shpëtimit kanë thënë se shkaku i vdekjes së këtyre migrantëve ende nuk është përcaktuar.
Të shtyrë nga konfliktet e dhunshme dhe varfëria ekstreme, dhjetëra mijëra migrantë nga Afrika tentojnë të arrijnë në Europë çdo vit, duke kaluar Mesdheun. Shumica e anijeve me të cilat ata udhëtojnë nuk i plotësojnë kushtet për udhëtime të tilla dhe qindra migrantë humbin jetën çdo vit në Mesdhe.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se të paktën 785 migrantë kanë humbur jetën këtë vit, në përpjekjet e tyre për të arritur në Europë përmes Mesdheut.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Paris njofton pezullim të përkohshëm të shërbimeve konsullore Ambasada e Kosovës në Paris me mesazh falënderimi dhe urimi për mërgatën... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Ngjarje e rëndë në Zakynthos, qeni i familjes i merr jetën 2 vjeçarit shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Pse BE-ja synon zgjerim të madh të rrjetit hekurudhor, por pa Zvicrën BE lançon zgjerimin e ri hekurudhor, Zvicra mbetet jashtë hartës... -
Berna miraton strategjinë e parë kombëtare kundër racizmit -
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve














