Jeta në Zvicër
31-vjeçari nga Kosova aksidentohet me BMW, dëmi 40 mijë franga
Ai ka shpëtuar pa pasoja, derisa dëmi fillestar llogaritet rreth 40 mijë franga
Të dielën në mëngjes, një aksident është regjistruar në autostradën A1, pranë Oberentfelden.
Një 31-vjeçar nga Kosova është aksidentuar, duke shkatërruar veturën e tij BMW M5, derisa vet fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja, shkruan “aargauerzeitung.ch”.
Ai ka goditur mbrojtëset e rrugës, derisa policia kantonale është duke kërkuar dëshmitarë, përcjell albinfo.ch.
31-vjeçari nga Kosova ishte nga kantoni i Cyrihut dhe po shkonte në Bernë, ku për shkak të shpejtësisë, nuk ka arritur të kontrollojë veturën e tij.
Ai shpëtoi pa pasoja, derisa dëmi fillestar arrin shifrën e rreth 40 mijë franga.
Për të sqaruar rrethanat policia ka kërkuar dëshmitarë dhe ndihmë nëse dikush ka parë se çfarë ka ndodhur (telefoni 062 886 88 88). Rruga është pastruar shumë shpejt.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria














