Shkurt.ch
-35 gradë në Glattalp të Zvicrës
Edhe në qytete ka mbretëruar një mot i ftohtë me temperatura rreth 15 gradë nën zero. Kështu ka qenë në Bernë, Cyrih, Friburg etj.
Temperaturat në mes minus 10 e minus 15 kanë qenë “standarde” për pjesën më të madhe të vendbanimeve të Zvicrës, ndërkohë që në lartësira ka pasur vende edhe me minus 25 gradë. Por, në një vend të pabanuar, në Glattalp të Kantonit Schwyz, termometri ka shënuar temperaturën rekorde, minus 35 gradë! Kjo bëhet e ditur nga meteonews.
Ndërkohë temperatura në La Brevine fshatin që ndryshe njihet si “Siberia e Zvicrës”, mbrëmë temperatura ka qenë pak më e “ngrohtë” se një natë më parë, gjegjësisht 26.4 gradë nën zero (nga 29.9 sa ishte).
Edhe në qytete ka mbretëruar një mot i ftohtë me temperatura rreth 15 gradë nën zero, transmeton albinfo.ch. Kështu ka qenë në Bernë, Cyrih, Friburg etj.
Edhe në ditët në vijim parashikohet vazhdimi i temperaturave të ftohta, ndonëse jo në nivelin që kanë qenë të premten dhe janë, të shtunën. Të dielën pritet që të ketë reshje bore në pjesën veriore të Alpeve. Sipas meteonews përgjatë maleve bora do të arrijë trashësinë në mes 10 e 20 centimetrave ndërsa në ultësira, më pak.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












