Lajme
35 milionë dollarë kredi për Autostradën Elbasan-Tiranë
Në Shqipëria miratohet kredia prej 35 milionë dollarësh dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim, për të përfunduar autostradën Elbasan-Tiranë
Komisioni i Ligjeve në Shqipëri, miratoi kredinë prej 35 milionë dollarësh dhënë nga Banka Islamike për Zhvillim, për të përfunduar autostradën Elbasan-Tiranë, që ka mbetur pa u përfunduar për mungesë të llogarive fillestare. Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj tha se shtesa në financim vjen për shkak të projektimit të gabuar që në fillim.
“Kur është bërë negocimi i parë financiar me bankën kredituese ka pasur një vlerë shumë më të lartë, por në fund të ditës është ulur me rreth 100 milionë dollarë. Pikërisht sepse ekspertët e kohës kanë qenë të bindur se mund të realizohej me më pak para”, u shpreh Dervishaj.
Deputetët kërkuan që nëse ka përgjegjësi qoftë penale, qoftë administrative në projektimin e gabuar të nxirren përgjegjësit. Pandeli Majko tha se duhen marrë masa të mos bëhen më gabime të tilla.
“Vlerësoj shumë, duke ju njohur edhe ju personalisht faktin që sapo thatë. Se ju do të kërkoni pranë organeve kompetente që kjo histori të mos mbyllet thjesht si moment administrative. E theksoj ky është një precedent shumë i rrezikshëm”, tha Majko.
Me mbylljen e kësaj kredie mbulohet krejt financimi i rrugës Tiranë-Elbasan. Kryesisht shtesa e financimit do të shkojë për përballimin e kostove të punimeve për rrëshqitjet e tokës. Kjo rrugë e shkurton dukshëm qarkullimin nga Korça, Pogradeci e Elbasani, por edhe nga Maqedonia drejt kryeqytetit të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Lucern: Rreth 100 vende pune pritet të shkurtohen në Schurter Rreth 100 vende pune në selinë qendrore rrezikohen si pjesë e ristrukturimit global dhe orientimit drejt... -
Del në shitje ferma më e shtrenjtë në Zvicër, kushton 7.2 milionë franga -
Zvicër
Riola Xhemaili udhëheq Zvicrën drejt fitores në nisjen e kualifikimeve për Botëror -
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër














