Lajme
35 raste të reja në Zvicër, 14 prej tyre të bartura nga muajt e kaluar
14 rastet janë paraqitur me vonesë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) dhe prandaj janë raportuar të dielën, sot
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn gjatë ditës së fundit janë raportuar 35 infeksione me virusin korona. Ky numër, në dukje, i rritur në krahasim me një ditë më parë, përfshin 14 raste të vjetra, nga prilli dhe maji, shkruan sda.ch.
Ato janë paraqitur me vonesë në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), prandaj janë raportuar të dielën, sot.
Të kujtojmë: 26 raste të reja ishin raportuar të shtunën, 17 të premten dhe të enjten, ndërsa 37 të mërkurën. Në Zvicër janë regjistruar 365 raste infeksioni për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch. Deri më tani, siç ka bërë të ditur BAG, ka pasur 31,292 raste të konfirmuara nga laboratori, me Covid-19.
Sipas BAG, 1.680 njerëz që kishin testuar pozitivisht për Covid-19 kanë vdekur deri më sot në Zvicër dhe në Principatën e Lihtenshtajnit. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjesin e të dielës, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Numri i testeve të kryera për Sars-CoV-2 deri tani ka arritur në 507.736, përcjell albinfo.ch. Në shtatë për qind të këtyre testeve rezultati ka qenë pozitiv.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













