Lajme

35 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kanadasë

Për nder të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë, Embassy of the Republic of Albania in Canada, në bashkëpunim me Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze, Albanian Canadian Excellence Society – ACE, Albanian Canadian Lawyers Association (ACLA), RH Scholarship dhe Albanian Canadian Development Alternative, organizuan një mbrëmje artistike në Isabel Bader Theatre, në qendër të Torontos, gjatë së cilës Orkestra Filarmonike e Torontos së Madhe ekzekutoi vepra të kompozitorëve shqiptarë dhe kanadezë, përcjell albinfo.ch.

Rob Oliphant MP, anëtar i Parlamentit dhe Sekretar Parlamentar i Ministres së Punëve të Jashtme të Kanadasë, vlerësoi arritjet e deritanishme, miqësinë e konsoliduar dhe lidhjet e forta ndërmjet dy vendeve, angazhimin për të vijuar me përkushtim punën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, në përputhje me vlerat dhe prioritetet e përbashkëta mes këtyre dy shteteve.

 

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme