Integrimi
Mërgimi fiton pasaportën zvicerane, përkundër vullnetit të Këshillit për Natyralizim
Abuzive dhe arbitrare": Mergim Ahmeti merr pasaportën zvicerane kundër vullnetit të Këshillit të Natyralizimit të komunës Oberriet-Montlingen, Kantoni St. Gallen
Edhe pse Këshilli për Natyralizime në komunën Oberriet- Montlingen pati kundërshtuar natyralizimin e Mergim Ahmetit, ai tanshmë është natyralizuar, pra është shtetas zviceran. Departamenti i Brendshëm Kantonal, si një organ apelimi e ka vlerësuar çështjen dhe ka arritur në një përfundim të ndryshëm nga këshilli i përmendur, shkruan “Rheintaler” dhe “Tagblatt”.
Mergim Ahmeti, tani 24 vjeçar, ka qenë banor në komunën Montlingen- Oberriet që nga lindja. Megjithëse ai është pa asnjë precedencë penale dhe për më tepër është profesionalisht i suksesshëm, Këshilli i Natyralizimit i pati mohuar atij të drejtat civile, gjegjësisht marrjen e pasaportës zvicerane, transmeton albinfo.ch. Sipas këshillit në fjalë, kosovari ishte shumë pak i integruar në fshat, për shembull, ai nuk i njihte me emra restorantet në Montlingen, megjithëse ishte rritur atje, thuhej në vendimin refuzues.
Artikulli i botuar në “Theintaler” me titullin “Ambicioz por i padëshiruar” nga 6 marsi i vitit 2018 më pas pati ngjallur një sensibilizim me rastin. Pastaj, Mergimi kishte vazhduar luftën, duke bërë një apel. Avokati dhe deputeti i njohur nga St. Galleni, Paul Rechsteiner dhe kolegu i tij i partisë (SP) Arber Bullakaj i kanë dhënë mbështetjen në këtë “betejë”.
Departamenti i Brendshëm Kantonal tani, në aktvendimin e tij veç tjerash shkruan: “Këshilli i Natyralizmit ka keqpërdorur ose ka përdorur arbitrarisht hapësirën e tij të veprimit, përcjell albinfo.ch.
” Integrimi social i Ahmetit në fshatin Montlingen dhe në komunën e Oberriet, vërtet që nuk ishte “shumë i theksuar”, thuhet në vendim. Sidoqoftë, kantoni nuk pajtohet me Këshillin e Natyralizimit për arsyet si vijojnë:
“Dosjet nuk lejojnë përfundimin se i riu është i integruar në mënyrë të pamjaftueshme lokale dhe nuk është mjaft i njohur me kushtet lokale ose nuk është i interesuar sa duhet për to”.
Megjithatë, Këshilli i Natyralizmit ka në thelb të drejtë të kërkojë nga aplikuesi një nivel integrimi lokal. Është gjithashtu e vërtetë që në njohuritë e Mergim Ahmetit për Montlingenin ka boshllëqe, përcjell albinfo.ch. “Por arsyet specifike të refuzimit nga Këshilli i Natyralizimit nuk janë përgjithësisht bindëse”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Brendshëm të Kantonit.
Punon në Weinfelden, banion në Montlingen
Mergim Ahmeti është rritur në Montlingen, ka ndjekur shkollimin atje, ishte si junior në FC Montlingen nga 2004 deri në 2011 dhe ka mbaruar një praktikë pune me një kompani lokale. Në shtator, ai do të diplomojë në administrimin e biznesit në shkollën përkatëse teknike në Weinfelden. Tani ai punon në Weinfelden, por vendbanimi i tij është akoma Montlingeni.
Vullneti për t’u integruar, i kërkuar parimisht si kusht nga Gjykata Supreme Federale nënkupton që të mos preket privatësia por që aplikuesi të ketë pjesëmarrje aktive në jetën publike, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykimit, nuk duhet të interpretohet si disavantazh fakti se Mërgimi, është orientuar në Weinfelden, ku po ndjek hobin e bodybuilding-ut dhe ngritjes së peshave.
Ai po ashtu nuk mund të fajësohet për faktin se, si i ri, përqendrohet në ngritjen e tij profesionale dhe e kërkon të ardhmen e vet edhe përtej kufijve të vendit të origjinës.
“Ia vlen të luftosh për të drejtat tua”
Siç thotë artikulli në “Rheintaler”, këshilli i natyralizimit ka pranuar vendimin e kantonit dhe ka vendosur të mos e drejtojë çështjen më tutje në Gjykatën Administrative. Këshilli i natyralizimit është detyruar ta kompensojë Mergim Ahmetin me 1.500 franga.
Pasi që nuk ishte ngritur asnjë vërejtje kundër kërkesës për natyralizim, Mergim Ahmeti ka marrë në fillim të prillit letrën me lajmin e mirë nga komuna e Oberriet-it.
“Kam një gëzim shumë të madh”, thotë Mergim Ahmeti, i cili e shikon Zvicrën si shtëpi të tijën, Në një vend demokratik, ia vlen të luftosh për të drejtat tua…”.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













