Koronavirusi: çast pas çasti
Nga e shtuna, kufijtë në Evropë, më të depërtueshëm
Nga mesnata e së shtunës udhëtarët lejohen për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje.
Shtetet si Gjermania, Austria, Zvicra dhe Franca kanë bërë të ditur se do të lehtësojnë nga e shtuna hapjen e kufijve mes tyre. Por këto lehtësime vlejnë vetëm për grupe të caktuara, përcjell albinfo.ch.
Sipas informacioneve, nga mesnata e së shtunës udhëtarët lejohen për arsye pune dhe vizita familjare të shkojnë në vendet fqinje. Këto lirime përfshijnë Gjermaninë, Francën, Zvicrën dhe Austrinë. Kjo vlen edhe për pronarët e tokave, kopshteve, sipërfaqeve pyjore, atyre të gjuetisë e bujqësore. Lejohet po ashtu edhe hyrja për studime apo shkollimin professional. Kush kërkon të bëjë udhëtime duhet të shkruajë një vetëdeklaratë e ta tregojë atë në kalimin kufitar. Kontrolle kufitare do të ketë, por vetëm sporadike, shkruan DW.
Turistët ende nuk lejohet të udhëtojnë
Udhëtimi për shkaqe turistike, blerje apo karburant nuk lejohet. Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer i bëri të ditura hapat e njëpasnjëshëm të hapjes së kufirit të mërkurën. Nëse zhvillimi i pandemisë e lejon, atëherë të gjitha kufizimet e udhëtimit mes Gjermanisë, Francës, Austrisë, Zivcrës dhe Francës do të hiqen në bazë të ujdive mes vendeve më 15 qershor 2020.
Deri më 14 qershor ka një paralajmërim udhëtimi të Ministrisë së Jashtme gjermane për të gjithë botën. Kjo do të thotë, se gjermanët deri në këtë datë nuk duhet të ndërmarrin udhëtime. Ndryshime ka me Luksemburgun. Kontrollet kufitare hiqen tërësisht me këtë vend nga e shtuna. Kurse kontrollet me Danimarkën janë në fuqi.
Edhe Italia dëshiron hapjen
Italia e prekur rëndë nga Corona kërkon më 3 qershor të lejojë udhëtimet jashtë edhe hyrjen në vend. Këtë e parashikon një urdhëresë e qeverisë italiane që u publikua të shtunën në Romë. Sipas kësaj qytetarët nga BE dhe hapësira Shengen mund të udhëtojnë, edhe pa qëndruar dy javë në karantinë. Deri më tani udhëtimi është vetëm në raste të jashtëzakonshme i mundur. Për shkak të pandemisë së Coronës kufijtë në Europë janë mbyllur nga mesi i marsit. Përjashtime ka pasur për profesione të rëndësishme për funksionimin e sistemit, personelin mjekësor apo punëtorët në rajone kufitare. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të bëjë Zvicra tani që pensionistët janë më të shumtë në numër se të rinjtë? Për herë të parë, banorët e Zvicrës mbi moshën 65 vjeç janë më të shumtë se... -
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar













