Lajme
380 mijë familje pa energji elektrike në Francë
Në Francë, afërsisht 380,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike këtë mëngjes. Normandia është veçanërisht e prekur nga kjo
Një stuhi dimërore që është ngritur ditëve të fundit në pjesë të ndryshme të Evropës, po shkakton ndërprerje të energjisë elektrike, kryesisht në Francë, dhe kaos trafiku në Gjermani.
Në Francë, afërsisht 380,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike këtë mëngjes, transmeton albinfo.ch. Krahina e Normandisë është veçanërisht e prekur nga kjo.
Një numër pemësh janë shkulur në shumë vende, nga era që ka arritur shpejtësinë deri në 200 kilometra në orë, shkruan srf.ch duke ju referuar medoave franceze. Sipas autoriteteve, gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e erërave të fuqishme dhe motit të keq, në përgjithësi.
Në Gjermaninë veriore, trenat e distancave të gjata nuk kanë qarkulluar sot deri në mesditë, dhe ka gjithashtu probleme të mëdha në rrugë për shkak të borës dhe akullit.
Disa rrugë në Gjermani ishin jashtëzakonisht të qeta këtë mëngjes sepse shumë shoferë qëndruan në shtëpi për shkak të kushteve të akullta.
E-Diaspora
-
Punëtori shqiptar në këtë shtet humb jetën në aksident pune Punëtori shqiptar vdes në aksident në provincën e Padovës... -
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit -
Një fëmijë shqiptar humb jetën në aksident në Gjermani -
The Washington Post rekomandon librin e ri të shqiptares -
PZAP hedh poshtë ankesën e PDK-së për votat nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Forbes Swiss: Esat Likaj, nga zero në maja të suksesit Forbes zviceran rendit Esat Likajn si një nga figurat në rritje të tregut imobiliar... -
Meloni mbi tragjedinë në Crans Montana: “Shumë njerëz nuk e bënë punën e tyre” -
Autoritetet italiane urdhërojnë autopsi për viktimat në Crans Montana -
Zvicër: Doganieri vret me armë zjarri të dyshuarin për vjedhje makinash -
Pronari i barit në Crans-Montana lihet në paraburgim












