Lajme
Thyen bodrumin dhe vjedh një shishe uji, kosovari gjobitet me 500 franga
Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga ndërsa shishja e vjedhur ka kushtuar 85 centë. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga
Në një vend si Zvicra, ku uji i rubinetit është i pijshëm, pirja e ujit mineral në vetvete është e veçantë. Është madje thjesht e pakuptueshme që dikush mund të kryejë një delikt për të shuar etjen në këtë mënyrë.
Por, një 29-vjeçar nga Kosova duket se ishte aq i etur në mbrëmjen “kritike” sa që nuk mund të merrte në konsideratë zakonet vendore, shkruan zsz.ch.
Ai u fut në një ndërtesë apartamentesh në Au, zbriti në bodrum dhe i mori goxha kohë “puna” për të thyer një copë dërrase aty, transmeton albinfo.ch. Hapja e krijuar në këtë mënyrë, i mundësoi të fuste dorën, dhe të merrte një shishe uji mineral prej 1.5 litrash (që në shitje të lirë kushton 85 centë/rapi).
Sipas fletarrestit, ai ka pirë disa gllënjka me ujë dhe më pas është larguar nga vendi.
Një vepër vërtet e vogël por që prodhon disa pasoja. Se si është arrestuar kryesi nuk është shpjeguar më hollësisht në urdhrin e ndëshkimit. Por, ajo që është e qartë, megjithatë, është se ai do të dënohej për shkaktim dëmesh të lehta pasurore dhe vjedhje të vogla.
Dëmtimi i pasurisë, i shkaktuar nga delikti, arrin në 150 franga, një shumë kjo e madhe në krahasim me vjedhjen e shishes prej 85 centësh, përcjell albinfo.ch. 29-vjeçari gjobitet me 500 franga. Ai aktualisht ndodhet në burgun e Meilenit. Por jo për shkak të deliktit me shishen e ujit. Ndaj tij pritet të ketë proces për një vepër tjetër.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Nisma për transport publik falas në Zvicër Një iniciativë popullore synon zgjerimin e transportit lokal dhe heqjen e tarifave për udhëtarët... -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës -
Pushimet verore mund të shtrenjtojnë sërish karburantet në Zvicër -
Lumi Aare në Bern thyen rekordin e temperaturës për muajin qershor












