E-Diaspora
4 vjet burg kosovarit për thyerje dhe vjedhje serike trezorësh
Në gjashtë raste banda ka pasur sukses dhe ka plaçkitur gjithsej 544.499.20 franga. Në aksionet e saj, banda ka shkaktuar dëme në shumën prej 256894 frangave
Gjykata e Krimeve e Lucernit e ka dënuar me katër vjet burg një kosovar 43 vjeçar për vjedhje serike, shkaktim të shumëfishtë dëmesh, prishje të qetësisë publike, ngasje pa patentshofer etj.
Ai së bashku me bashkëpunëtorë të tij, nga fundi i prillit deri në fund të korrikut të vitit 2012 kishte kryer “me sukses” një varg vjedhjesh me thyerje në kantonet: Lucern, Schwyz, Aargau, Bernë, Thurgau, Vaud dhe Cyrih, ndërsa në disa përpjekje tjera, kishte dështuar. Para së gjithash cak i bandës ishin pompat e benzinës, shkruan luzernerzeitung.ch. Synoheshin trezorët ose bankomatët që ndodheshin aty, transmeton albinfo.ch.
“Me dhunë brutale ata hynin në ambientet e përmendura duke thyer mure, prerë dyer ose thyer pullaze”, thuhet në vendimin e gjykatës. Pastaj në mënyrë të dhunshme kanë hapur trezorët ose bankomatët, duke nxjerrë prej tyre para ose gjësende të tjera me vlerë.
Në gjashtë raste banda ka pasur sukses dhe ka plaçkitur gjithsej 544.499.20 franga. Në aksionet e saj, banda ka shkaktuar dëme në shumën prej 256894 frangave, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në katër raste të dëshmuara, banda nuk ia ka dalë ta realizojë vjedhjen pasi që është ndezur alarmi ose ka arritur policia.
“Numri i madh i delikteve të kryera brenda një kohe kaq të shkurtë tregon se i akuzuari (dhe bashkëpunëtorët e tij) kanë ushtruar punën e tyre në formë profesioni, në mënyrë që ashtu të realizojnë të ardhura të konsiderueshme”, thuhet më tutje në vendimin e gjykatës.
Kosovari 43 vjeçar është dënuar me heqje lirie prej katër vjetësh. Ai tashmë ka vuajtur 485 ditë në paraburgim, transmeton albinfo.ch. Vendimi nuk është i formës së prerë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














