Integrimi
40 mijë të huaj janë bërë zviceranë gjatë vitit 2015
Shtetasit e Kosovës janë në vendin e katërt në listën e të huajve të natyralizuar, pas portugezëve, italianëve dhe gjermanëve
Interesimi për pasaportën zvicerane në mesin e të huajve me qëndrim në Zvicër, nga viti 2008 pati filluar të shënonte rënie. Kështu, nëse në vitin rekord (2008) të drejtën e shtetësisë së Zvicrës e kishin kërkuar 44.000 të huaj, në vitin 2014 shifra kishte rënë në 32.800.
Por është interesante se sërish në vitin 2015 kemi një shtim të menjëhershëm të interesimit për pasaportën zvicerane. Kështu, numri i natyralizimeve në procerdurë të rregullt, shkruan sonntagsblick.ch. gjatë vitit në fjalë, nga 23.700 (viti 2014) është ngjitur në 31.200, që është numri më i madh pas vitit 2008, transmeton albinfo.ch.
Madje, numri i të natyralizuarve përmes procedurës së lehtësuar (bashkëshortët ose fëmijët e shtetasve zviceranë) ka shënuar një rritje rekord. Me 9400 ai është më i larti për të gjitha kohët në këtë kategori.
Shumica e kërkesave për pasaportën zvicerane vjen nga shtetasit e vendeve anëtare të BE-së. Portugezët vijnë në pozitën e parë dhe pas tyre italianët e gjermanët. Shtetasit e Kosovës janë në vendin e katërt në këtë listë, ashtu si dhe në listën e numrit të të huajve në Zvicër, në përgjithësi.
Sipas Etienne Piguet, nënkryetar i Komisionit Federal për Migracion, profesor i gjeografisë dhe ekspert i migracionit në Universitetin e Neuchetelit “Iniciativa…” e SVP-së mund të jetë një ndër faktorët që kanë shkaktuar këtë rritje të përnjëhershme. “Kjo iniciativë krijon një klimë pasigurie te të huajt, përcjell albinfo.ch. Disa vendosin të natyralizohen për të mos rezikuar të drejtën e qëndrimit.
Edhe vetë përfaqësuesit e SVP-së gjatë fushatës së tyre për iniciativën kanë theksuar se “sekondot mund të natyralizohen në rast se frikësohen se kështu do të kriminalizohen”. Nga ana tjetër për ish deputetin e SVP-së Christoph Mörgeli natyralizimi masiv i të huajve është diçka negative, “Në Zvicër, problemet me të huajt, thjesht po “natyralizoihen”, ka shkruar ai në një twitter.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Agon Ushaku, në krye të konferencës më të madhe në botë për animacion -
“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër -
Kandidatët e rinj nga diaspora për zgjedhjet e 7 qershorit -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Përparim Avdili rizgjidhet kryetar i FDP-së së Qytetit të Cyrihut Sonja Rueff-Frenkel u rizgjodh zëvendëspresidente ndërsa Alana Gerdes u zgjodh zëvendëspresidente e re. Hans Dellenbach u... -
Gjeneva monitoron një kontakt me hantavirus pa karantinë të detyrueshme -
Zvicër: Kufizimi i popullsisë do të ishte i kushtueshëm, sipas zyrës së migracionit -
Franca rrit presionin ndaj Zvicrës për punëtorët ndërkufitarë -
St. Gallen: Propozohet sistem i ri i unifikuar për subvencionimin e çerdheve













