Kosova
411 mijë shtetas të Kosovës u pajisën me pasaporta këtë vit
Mbi 411 mijë pasaporta janë lëshuar këtë vit nga Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC). Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet ky numër është rritur për 28 për qind, ka njoftuar kryeshefi i ARC-së, Blerim Camaj.
Ai ka thënë se këtë vit kanë shënuar rritje edhe numri i lëshimit të letërnjoftimeve dhe patentë-shoferëve, teksa synim kanë zvogëlimin e barrës administrative, ku qytetarët mund të marrin shërbime në mënyrë elektronike.
“Këtë vit, lëshimi i pasaportave janë në rritje sipas shifrave, 411,489 pasaporta. Çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar, kemi 28 për qind më shumë pasaporta. Arsyeja dihet është për shkak të liberalizimit të vizave. E sa i përket letërnjoftimeve, kemi 248 mijë të lëshuara, krahasuar me vitin e kaluar është 12 për qind më shumë këtë vit”, ka thënë Camaj, teksa shton se për patentë-shoferë nuk ka ndonjë përqindje të lartë krahasuar me vitin e kaluar.
Camaj ka deklaruar se fokus për vitin e ardhshëm është zvogëlimi i barrës administrative, ku qytetarët do të mund t’i marrin disa shërbime në mënyrë elektronike.
“Patent-shoferë kemi të lëshuar 83,579, krahasuar me vitin e kaluar është diku 1 për qind më shumë këtë vit. Kështu që edhe këtë vit që po e përfundojmë, shërbimet ndaj qytetarëve kanë qenë të mira. Si nga gjendja civile, pajisja me dokumente, regjistrimi i automjeteve, mirëpo për vitin e ardhshëm mendojmë që këto shërbime të avancohen sidomos në zvogëlimin e barrës administrative, ku qytetari do të marrë shërbime në mënyrë elektronike edhe t’i eliminojmë letrat. Ky pra është një projekt i Qeverisë që barra administrative të funksionojë sa më mirë në institucione të shtetit, sidomos në Agjencinë e Regjistrimit Civil, ku qytetarët marrin shërbime më esenciale dhe më të rëndësishme”, u shpreh Camaj.
Krahas këtij angazhimi, Camaj ka thënë se punë të madhe kanë bërë edhe në veri të vendit. Aty, tashmë ARC-ja funksionon.
“Edhe shërbimet në veri siç dihet që kemi funksionuar nëpër fshatra, tani të gjitha shërbimet që ofron Agjencioni i Regjistrimit Civil merren në një vend. Janë akomoduar zyrtarët nëpër objektet komunale, ku janë duke ofruar të gjitha shërbimet në një vend. Kemi bërë edhe rekrutimin e zyrtarëve, fillimisht na u ka deshtë t’i marrim disa zyrtarë me kontrata mbi vepër, ndërsa tashmë i kemi rekrutuar dhe zyrtarët janë duke funksionuar dhe po ofrojmë shërbime të sakta në baza ditore dhe të shpejta”, u shpreh ai./EO/
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosovës Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) lidhur me... -
Edicioni i katërt i “Tri Net Film Fest”: Mes modestisë së sallës dhe fuqisë së ekranit -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit
Jeta në Zvicër
-
BE planifikon rrjet hekurudhor rreth Zvicrës, SBB zgjeron lidhjet direkte me Europën Hekurudhat Federale Zvicrane (SBB) po zgjerohen për të ofruar më shumë lidhje direkte me qytetet europiane,... -
Vaud: Rruga hekurudhore Montreux-Aigle e mbyllur, qindra persona bllokuar -
St. Gallen nis projektin pilot për mbledhjen elektronike të nënshkrimeve -
Prostitucioni i të miturve, shumë diskret, por fenomen në rritje në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind











