Lajme
3 kantone hapin sërish zonat e skive: “Është stabilizuar gjendja me koronën”
Vendimin e tyre, kantonet Obwalden, Nidwalden dhe Uri e arsyetojnë duke pretenduar se situata në lidhje me koronavirusin në këto kantone është stabilizuar
Zonat e skive në kantonet Obwalden, Nidwalden dhe Uri mund të rinisin operacionet më 30 dhjetor. Dy kantonet e para të Zvicrës qendrore kanë marrë këtë vendim të hënën, raporton srf.ch.
Vendimin ato e arsyetojnë në një komunikatë duke pretenduar se situata në lidhje me koronavirusin në këto kantone është stabilizuar, transmeton albinfo.ch.
Sa u përket spitaleve, situata gjithashtu është lehtësuar dhe kjo mundëson që të ketë kapacitete të mjaftueshme të kujdesit shëndetësor.
Janë caktuar po ashtu masat kufizuese të mbrojtjes dhe kriteret për ski, që lidhen me kushtet në terren.
Ndërkaq oferta hotelierike është e kufizuar, do të ketë vetëm ushqime “take away”, përcjell albinfo.ch. Qeveritë e kantoneve u apelojnë qytetarëve që të informohen për situatën aktuale dhe shfrytëzimin e kapaciteteve para se të vizitojnë zonat e skive.
Edhe më tutje, të gjithë restorantet, baret dhe klubet do të qëndrojnë të mbyllura.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














