Lajme

45-vjeçari nga Suhareka u ther për vdekje në Itali

Sherr mes bandave në Itali, vritet 45-vjeçari shqiptar

45-vjeçari kosovar që u ther për vdekje pas një sherri me thika në Trevisto të Italisë, është nga fshati Vraniq i Suharekës, përcjell albinfo.ch.

Viktima me iniciale R.K. ishte goditur disa herë me thikë.

Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.

Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë. Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.

Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi.