Shkurt.ch
470 mijë veta në Zvicër punojnë për kompani ndërkombëtare
Shumica e filaleve të ndërmarrjeve të huaja janë të stacionuara në regjionin e gjerë të Cyrihut dhe në atë të Gjenevës
Në Zvicër në vitin 2015 janë numëruar gjithsej 11524 filiale të kompanive që selitë e tyre i kanë jashtë vendit. Kështu, sipas Zyrës Federale për Statistika, në këto filiale kanë qenë të punësuar plot 470.000 veta që i bie se afërsisht çdo i dhjeti i punësuar i Zvicrës punon për ndonjë kompani ndërkombëtare, shkruan srf.ch.
Shumica e filaleve në fjalë të ndërmarrjeve të huaja janë të stacionuara në regjionin e gjerë të Cyrihut (27%) dhe në atë të Gjenevës (21%). Ato janë më së shpeshti ndërmarrje tregtare dhe financiare.
Ato vijnë nga 100 shtete të ndryshme ndërsa më të pranishmet nga këto ndërmarrje në vitin 2015 kanë qenë ato të Gjermanisë, transmeton albinfo.ch. Afërsisht 25 për qind të të gjitha filialeve të huaja në Zvicër kanë pasur selitë e tyre në Gjermani. Pas tyre vijnë ato nga SHBA (11.8%), Franca 8.1% etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës











