Lajme
Zvicra harton plan kombëtar për rritjen e sigurisë në transportin publik
Dhuna dhe sulmet në trena e mjete të tjera të transportit janë bërë një shqetësim në rritje, ndaj autoritetet po përgatisin masa të reja mbrojtëse.
Zvicra po përgatit një plan kombëtar për ta bërë transportin publik më të sigurt, pas rritjes së rasteve të dhunës dhe sulmeve ndaj udhëtarëve dhe punonjësve të këtij sektori, përcjell albinfo.ch.
Sipas Zyrës Federale të Transportit (FOT), “sulmet dhe dhuna në transportin publik paraqesin një sfidë në rritje për sektorin”. Për këtë arsye, qeveria federale ka nisur hartimin e një plani kombëtar veprimi që synon forcimin e sigurisë në sistemin e transportit.
Plani parashikon një sërë masash, përfshirë koordinimin dhe standardizimin e ndërhyrjeve policore mes kantoneve, si dhe trajnime për punonjësit e transportit për menaxhimin dhe qetësimin e situatave konfliktuoze.
Një tjetër element i rëndësishëm është rishikimi i rregullave për përdorimin e kamerave të trupit nga zyrtarët, autorizimin e policisë së transportit për përdorimin e pajisjeve neutralizuese, si dhe zgjerimin e mbikëqyrjes video në kohë reale në mjetet e transportit publik.
Autoritetet zvicerane synojnë që përmes këtyre masave të rrisin sigurinë e pasagjerëve dhe të krijojnë kushte më të mira pune për personelin që shërben në transportin publik. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre Zvicra është një vend me njerëz të kënaqur me një pikëpamje kritike për atdheun e tyre,... -
Vala e të nxehtit në Zvicër pritet të vazhdojë të paktën deri të enjten -
Zvicra rishikon marrëveshjen me BE-në për mbrojtjen e pagave -
Sistemi i ri kufitar i BE-së zbulon mijëra shkelës të rregullit 90/180 ditë -
Cyrihu shqyrton dhurimin e biletave Interrail për të gjithë 18-vjeçarët












