Jeta në Zvicër
5.9 milionë automjete nëpër rrugët e Zvicrës
Lëvizshmëria në rritje e automjeteve është reflektuar edhe në statistika.
Në fund të 2015-ës është raportuar për 5.9 milionë automjete të motorizuara në rrugët e Zvicrës. Në krahasim me vitin e kaluar bëhet fjalë se është një rritje e konsiderueshme prej 102.000 automjetesh, ose 1.8 për qind.
Në vitin 2015, 427.000 automjete të motorizuara ishin vënë në qarkullim, bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave (BFI). Bëhet fjalë për 7.7 për qind më shumë se vitin e kaluar. Vetëm në vitin 2012 ishte shënuar rekord me 431.000 makina të reja të regjistruara shtesë, përcjellalbinfo.ch.
Nëse krahasohen statistikat gjatë 25 vjetëve të fundit, numri i automjeteve të motorizuara është rritur me më shumë se gjysmën. Sipas të dhënave të BFI-së, është regjistruar që nga viti 1990 një rritje prej 55.8 për qind.
Tri të katërtat e të gjitha atyre automjeteve të regjistruara janë automjete të udhëtarëve. Në fund të 2015-ës, një total prej 4.5 milionë automjete janë regjistruar (plus 1.7 për qind). Në 1000 banorë vijnë 541 makina të pasagjerëve.
Në krahasim me vitin e kaluar, zviceranët kanë zgjedhur gjithnjë automjete të vogla me madhësi të kapacitetit të motorit më poshtë se 1.000 centimetra kub. Në këtë kategori, gati 45 për qind më shumë regjistrime janë bërë vitin e kaluar.
Statistikat tregojnë se edhe numrin i automjeteve elektrike është në rritje. Më 2015 ishin 70 për qind automjete elektrike më shumë se vitin e kaluar.
Por, në terma absolutë, flota ende mbetet e menaxhueshme, gjithsej në mbarë vendin 7531 automjete elektrike, transmeton albinfo.ch.
Përveç automjeteve të vogla, në fund të vitit 2015 janë regjistruar 394 mijë automjete të mallrave dhe 191 mijë automjete bujqësore.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













