Lajme
5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit: Zvicra, ndër më të mirat në botë
Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format
Plot 48 vjet më parë, 5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan albinfo.ch.
Qëllimi i këtij vendimi ishte të shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin, të tërhiqte vëmendjen politike mbi këto çështjem si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim.
Data 5 qershor u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit i OKB-së për Mjedisin (UNEP).
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.
Sa u përket shteteve, pa dyshim që Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format, shkruan albinfo.ch.
Në performancën mjedisore, sipas renditjeve të Indeksit Botëror të Performancës mjedisore, Zvicra vite me radhë ndodhet në vendet e para në botë për mjedis, veçmas në në dy çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve, e që në këto, Zvicra qëndron shumë mirë.
Nënkategoritë e marra në konsideratë janë: cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia. /Albinfo.ch
(Photos by: Beks Dalipi)
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?