Kuriozitete
5 rregulla: Si t’i shijoni pushimet
Ekspertët e Guidapsicologi.it theksojnë se është e rëndësishme të shkëputemi për të rifituar energjitë e nevojshme për të përballuar një vit të ri rutinë
Si t’i shijoni pushimet – këtë pyetje ia bëjmë të gjithë vetes, tashmë që më së fundi mund të pushojmë. Pushime nuk do të thotë automatikisht “çlodhje”. Shpesh marrim pas vetes shumë stres, për shembull sepse jemi mësuar të jetojmë me vrap dhe nuk mundemi dot të ndalim, ose sepse njëkohësisht nuk ia dalim të shkëputemi nga zyra (edhe për shkak të smartphone).
Shkaku mund të jenë bashkudhëtarët me nevoja të ndryshme nga ne, apo një vend që nuk i përshtatet dëshirës sonë për të qenë vetëm apo në paqe, përkundrazi, ka një jetë të shfrenuar.
Ekspertët e Guidapsicologi.it theksojnë se është e rëndësishme të shkëputemi për të rifituar energjitë e nevojshme për të përballuar një vit të ri rutinë, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Merrni kohë për veten
Në mesin e ditëve frenetike, ku bëjmë gjithçka me vrap, po ne, ku kemi përfunduar. Duhet t’ia bëjmë këtë pyetje vetes dhe të dëgjojmë dëshirat tona dhe, nëse nuk e bëjmë në jetën e përditshme për shkak të mungesës së kohës, gjatë pushimeve, nuk ka arsye. Pushimet janë momenti i duhur për të bërë atë çfarë na pëlqen, duke nisur nga ajo çfarë e shtyjmë prej kohësh. Dhe nëse për këtë arsye, disa miq udhëtimesh mund të jenë pengesë, një zgjidhje mund të jetë përballja me frikërat dhe – pse jo? – të mos nisemi vetëm?
Shmangni kontaktet me botën e punës
Në disa raste mund të jetë e vështirë, veçanërisht për profesionistët e lirë, por do të ishte e nevojshme të shmangnit kontaktet me botën e punës. Ekspertët këshillojnë të mësoheni me idenë, duke reduktuar intensitetin e detyrave që duhet të kryeni që i paraprijnë periudhës së pushimeve, në mënyrë që stresi i përditshëm të zvogëlohet pak nga pak, mbase duke u përpjekur të përfundoni detyrat e nevojshme, që të mos rrezikoni t’i bëni ato nën çadër. Nëse nuk mund të bëni dot ndryshe, ju gjithnjë mund t’i kushtoni punës një kohë të çmuar në njëfarë orari gjatë ditës: 10 minuta para drekës për t’iu përgjigjur email-eve, mund të jenë të mjaftueshme.
Shkëputuni nga teknologjia dhe rrjetet sociale
Edhe në këtë rast, nëse nuk mund të bëni dot ndryshe, do të ishte mirë të përcaktoni sa kohë do t’u kushtoni smartphone-ve për të parë njoftimet dhe për t’iu përgjigjur chat-eve. “Kontrollet e vazhdueshme gjatë ditës për të qëndruar të azhurnuar se çfarë bëjnë të tjerët janë një tjetër burim stresi” – thonë ekspertët. Si mund t’ia dalim të shkëputemi nëse një telefon na kujton se jemi gjithnjë online?
Bëni aktivitet fizik
Nëse nuk mund të bëni vrap apo ndonjë aktivitet tjetër sportiv, edhe një shëtitje është e këshillueshme. Ajo që ka rëndësi, edhe në pushime, është të lëvizni. Arsyeja qëndron te truri ynë. Ushtrimet fizike çlirojnë endorfinën, që është hormoni i humorit të mirë, dhe adrenalinën, që na ndihmon të flemë shumë më mirë.
Harroni për sa më shumë të jetë e mundur detyrimet dhe nevojat e përditshme
Një vend i ri mund të jetë një fillim i ri, ose të paktën një provë për të thyer rutinën e përditshme dhe për të krijuar një të re me zakone që ju bëjnë më të lumtur. Për të shijuar sa më shumë pushimet është e nevojshme të braktisni ritmin e jetës së përditshme gjatë vitit. Kjo po që do të thotë të pushosh.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar












