Lajme

5 vendet me më së shumti të prekur me COVID-19 në botë

SHBA-ja dhe Franca me bilancin më negativ

Deri tani 46 milionë e 406 mijë është bilanci aktual i të infektuarve me COVID-19 në gjithë botën. Prej tyre, mbi 11 milionë e 484 mijë janë raste aktive, ndërsa pothuajse 84 mijë nga prekurit me koronavirus janë në gjendje serioze.

Së fundmi, “Worldometers” raporton se nga totali i të prekurve me virus, që nga fillimi i pandemisë, janë shëruar mbi 33 milionë të infektuar, transmeton “Zeri.info”.

SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë vendi me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Mbi 9 milionë e 300 mijë persona në SHBA janë prekur me virus, ndërsa mbi 6 milionë prej tyre janë shëruar. Sot, SHBA-ja u bë vendi i parë në botë që regjistroi mbi 600 raste të reja me COVID-19 në botë. Raste aktive në SHBA mbeten mbi 3 milionë.

INDIA

Më shifra që rriten dukshëm çdo ditë është edhe India, shtet i cili, për nga numri i rasteve, i është afuar për një kohë shumë të shkurtër Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, India numëron mbi 8 milionë e 100 mijë të infektuar me koronavirus dhe mbi 122 mijë të vdekur. Mbi 570 mijë është numri i rasteve aktive në vend, ndërsa, bilanci pozitiv në Indi është se nga mbi 8 milionë të infektuar, mbi 7 milionë prej tyre nga shëruar nga virusi.

BRAZILI

Me më pak të infektuar se India, por me më shumë të vdekur nga koronavirusi, është Brazili, vend i cili deri më sot ka regjsitruar mbi 5 milionë raste të COVID-19 dhe pothuajse 160 mijë të vdekur. Brazili momentalisht shënon pothuajse 394 mijë raste aktive. Janë shëruar pothuajse 5 milionë të prekur me virus.

RUSIA

Mbi 1 milion e 600 mijë raste është bilanci i të infektuarve me COVID-19 në Rusi dhe me pothuajse 28 mijë të vdekur. Në këtë vend, janë regjistruar të shëruar mbi 1 milionë e 200 mijë të infektuar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 374 mijë.

FRANCA

Me shifra ditore rekord dhe me rritje të shpejt të numrit të rasteve është Franca, vend i cili javëve të fundit ka shtuar pothuajse mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19 për çdo ditë. Franca deri më tani ka regjistruar mbi 1 milion e 300 mijë raste me koronavirus, dhe mbi 36 mijë vdekje. Në krahasim me shtetet e tjera, të cilat kanë numër dukshëm më të lartë të të shëruarve sesa të rasteve aktive, në Francë rezulton një bilanc krejt i kundërt. Aktualisht mbi 116 mijë persona janë shëruar nga koronavirusi, mirëpo raste aktive janë më shumë se 1 milion e 178 mijë. /Albinfo.ch