Autotech
5 veturat më të shtrenjta në botë
Këto modele, kryesisht bëhen me porosi të veçantë dhe shpesh herë janë unike
Në sallonin e vetura në Gjenevë, “Bugatti” shfaqi modelin e tij më të fundit “La voiture Noire”, duke e prezantuar krijimin e tij si veturën e re më të shtrenjtë në histori.
Megjithatë ky pretendim duhet parë me shumë imtësi pasi edhe marka të tjera pretendojnë këtë titull në një segment ku mbretëron fshehtësia, transmeton “ATSH”.
Këto modele, kryesisht bëhen me porosi të veçantë dhe shpesh herë janë unike, përcjell albinfo.ch.
“Bugatti La Voiture Noire”, është paguar për 11 milionë euro, përjashtuar taksat, nga blerësi i saj.
“Pagani Zonda HP Barchetta”, sipas markës vlera e këtij modeli arrin në 15 milionë euro.
“Rolls-Royce Sweptail”, vlera e tij zyrtare nuk është konfirmuar kurrë nga prodhuesit, por shumë burime flasin për tarifa që arrijnë në 11,4 milionë euro.
“Bugatti Divo”, prodhuar vetëm në 40 ekzemplarë, që të gjithë janë shitur me vlerën e pesë milionë eurove për copë.
“Lamborghini Veneno Roadster”, i prodhuar në një sasi shumë të limituar, vetëm nëntë modele, që janë shitur secili për 3,3 milionë euro përjashtuar taksat.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














