Shkurt.ch
50% të zviceranëve nuk identifikohen me federalizmin e shtetit të tyre
Megjithatë, më të lidhurit me federalizmin, në bazë të këtij sondazhi rezultojnë banorët e kantonit italishtfolës të Tiçinos
Gjysma e popullsisë së Zvicrës nuk ndjehet aspak ose fare pak e lidhur me federalizmin, gjegjësisht me faktin se vendi funksionon në parimin federal. Këtë gjendje e tregon një sondazh i realizuar me porosi të Konferencës së Qeverive të Kantoneve të Zvicrës, shkruan srf.ch.
Megjithatë, më të lidhurit me federalizmin, në bazë të këtij sondazhi rezultojnë banorët e kantonit italishtfolës të Tiçinos, transmeton albinfo.ch. Pas tyre vijnë qytetarët frankofonë ose të kantoneve të Zvicrës Perëndimore ndërsa më së paku këtë lidhje e perceptojnë qytetarët që i takojnë popullsisë shumicë, asaj të Zvicrës gjermane.
Përveç në baza etnike, dallime janë vu re edhe në kriterin e moshës. Sa më të rinj që kanë qenë të anketuarit, aq më pak janë shprehur të lidhur me federalizmin.
Ndërkaq, 72 për qind të të anketuarve janë të mendimit se sistemi ekzistues nuk duhet të ndryshohet ose nevojiten vetëm përshtatje të vogla.
Për këtë anketë janë pyetur 1200 persona.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













