Lajme

500 klasa me nxënës në Austri janë futur në karantinë

58,000 nxënës të karantinuar në Austri

Që nga fillimi i shkollës në shtetin austriak, 500 klasa me nxënës janë tashmë në karantinë në të gjithë Austrinë, saktësisht 58,000 nxënës, njoftim i lëshuar nga Ministria e Arsimit në Austri, transmeton albinfo.ch.

Numri i infeksioneve të reja Covid-19 tek fëmijët po rritet vazhdimisht për shkak të variantit më ngjitës Delta dhe mungesës së vaksinimeve të disponueshme për fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeç.

Në Vienë aktualisht janë gjashtë fëmijë në spital me Covid-19, përfshirë një fëmijë në kujdes intensiv, raporton transmetuesi ORF. /Albinfo.ch