Të tjera
55 mijë persona u futën ilegalisht në BE gjatë vitit 2021
Mbi 55 mijë persona tentuan të hynin në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit 2021, duke kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Qytetarët nga Siria, Afganistani dhe Maroku përbënin numrin më të madh të refugjatëve.
Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, njofton se kjo shifër ka shënuar një rritje prej 138% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe një rritje prej 387% krahasuar me shifrat e vitit 2019.
Përgjatë vitit 2021 janë identifikuar në total 184.180 persona që tentuan të kalonin ilegalisht kufijtë e jashtëm të BE-së, duke shënuar një rritje prej 60 për qind në krahasim me shifrat e një viti më parë.
22.450 persona u përpoqën të futeshin në vendet e Bashkimit Europian vetëm gjatë nëntorit të 2021, por u ndaluan në kufijtë e jashtëm të unionit. Kjo shifër ka pësuar një rritje prej 35% në krahasim me nëntorin 2019, por është në të njëjtat nivele me muajin nëntor 2021.
Frontex njofton se afro 8.000 njerëz u përpoqën të kalonin ilegalisht kufijtë lindorë të BE-së këtë vit, trembëdhjetë herë më shumë në krahasim me shifrat e vitit 2020.
Irakianët, afganët dhe sirianët, janë 3 kombësitë që u përpoqën më së shumti për t’u futur në vendet e BE-së nëpërmjet kufijve lindorë, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sakaq, gjatë 11 muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 64.400 kalime të paligjshme kufitare në rrugën e Mesdheut Qendror, nga të cilat personat rrugorë kanë tentuar të hyjnë në vendet e tjera të BE-së.
Tunizianët, egjiptianët dhe personat nga Bangladeshi ishin kombësitë kryesore të identifikuara në këtë rrugë.
Të dhënat e Frontex tregojnë se nga janari deri në nëntor autoritetet identifikuan 18.764 kalime të paligjshme në rrugën e Mesdheut Lindor, duke shënuar një rënie prej 75 për qind krahasuar me shifrat e vitit 2019.
E-Diaspora
-
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 Ekspozita kushtuar Akademik Aganit u organizua nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, SHBK “Salih Çekaj” në... -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” Në ambientet e reja të kompanisë në Basel, Dotax Treuhand GmbH ka shënuar 5-vjetorin e themelimit... -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas













