Kosova
Kishte 56 defekte: Sekuestrohet autotransportuesi i kosovarit në Gjermani
Frenat e rimorkios nuk funksiononin, dritat e pasme ishin të dëmtuara dhe shufra e tërheqjes ishte në rrezik të binte, mungonin të gjithë amortizatorët...!
Policia e qarkut Mettmann ka sekuestruar një transportues makinash me defekte të rënda, gjegjësisht 56 sosh, disa prej të cilave serioze. Departamenti i policisë së qarkut e ka bërë këtë njoftim sot, e mërkurës.
Rreth orës 11:30 të paradites, zyrtarët e trafikut vunë re kombinimin e automjeteve në autostradën A3, transmeton albinfo.ch. Ata e drejtuan shoferin 26-vjeçar nga Kosova në një zonë pushimi për inspektim.
I përmenduri deklaroi se po përdorte transportuesin, i cili kishte mbi 400,000 kilometra në kilometrazh, për të blerë makina në Evropë. Një ekspert identifikoi mangësi serioze sa i përket sigurisë: Frenat e rimorkios nuk funksiononin, dritat e pasme ishin të dëmtuara dhe shufra e tërheqjes ishte në rrezik të binte, shkruan nachrichten-heute.net.
Për më tepër, mungonin po ashtu të gjithë amortizatorët!
Vetë furgoni kishte gjithashtu dëme të konsiderueshme, duke përfshirë pjesë mbajtëse të ngarkesës të ndryshkura, një sistem shkarkimi dhe tub karburanti që rridhnin, si dhe frena dhe drita të prishura, përcjell albinfo.ch. Rripi i sigurimit ishte i papërdorshëm.
Transportuesi i automjeteve u konsiderua plotësisht i pasigurt për përdorim rrugor dhe u sekuestrua. Shoferi duhet të paguajë një gjobë prej 700 eurosh dhe të mbulojë shpenzimet e raportit të ekspertit, të cilat arritën në afërsisht 600 euro.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
“E qeshura e saj preku shumë njerëz”: Moderatorja Lara vdiq në zjarrin e autobusit Moderatorja Lara Baumgartner nga Radio Energy Bern ndodhej në autobusin e aksidentit, ku një burrë të... -
Autoritetet e Kosovës nderojnë me pjesëmarrje manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë -
Zvicra dhe Gjermania mbyllin ambasadat në Iran -
Rrëfehet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo -
Çfarë dihet deri tani për autorin e dyshuar në Kerzers












