Kosova
562 raste të reja me COVID-19 dhe 2 viktima në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar dy viktima nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 562 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 78 persona nga ky virus.
Deri tani, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 110 mijë e 194. Numri i viktimave ka shkuar në 2 mijë e 271.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
#Bashkë ia dalim 10 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170.852qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843.
Në total numri i rasteve aktive është 2.640.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern Qeveria kantonale e Lucernit po diskuton rregullimin ligjor të asistimit të vdekjes në shtëpitë e pleqve,... -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein












