Lajme

Rreziku nga hakerët, Apple paralajmëron përdoruesit e iPhone-ve

Sipas Apple, ka raporte të besueshme se hakerët tashmë po abuzojnë ‘me dobësitë’ për të sulmuar përdoruesit.

Përdoruesit e Apple janë këshilluar që të përditësojnë menjëherë iPhone, iPad dhe Mac të tyre për t’u mbrojtur nga një ‘e metë’ që mund t’i lejojnë hakerët të marrin kontrollin e plotë të pajisjeve të tyre.

Tashmë, sipas Apple, ka raporte të besueshme se hakerët po abuzojnë ‘me dobësitë’ për të sulmuar përdoruesit, shkruan The Guardian, përcjell Albinfo.ch.

“Apple është në dijeni për këtë problem që mund të jetë shfrytëzuar në mënyrë aktive”, tha kompania amerikane.

Megjithatë, Apple nuk tregoi nëse kishte informacion lidhur me shkallën e kësaj ndërhyrjeje nga hakerët.

Përditësimi është lëshuar për iPhone-ët, iPad-ët dhe kompjuterët Mac që kanë sisteme operative të ndjeshme./Albinfo.ch