Lajme
5G nuk është i dëmshëm për shëndetin, thotë raporti i qeverisë zvicerane
Në një hap të rëndësishëm për vendosjen e 5G në Zvicër, një studim federal ka gjetur për herë të parë se teknologjia nuk ka pasoja negative shëndetësore. Rrezatimi nga telefonat do të mbetet i moderuar
Vlerat e matura janë shumë nën vlerat kufi që janë vendimtare për efektet shëndetësore, sipas raportit e prodhuar për Zyrën Federale të Energjisë Zvicerane. Ato janë edhe më të ulëta se kur janë bërë matjet e mëparshme tetë vjet më parë. Kjo është pjesërisht për shkak të zhvillimit të antenave të reja, më pak të dëmshme, thotë ai.
Megjithatë, kundërshtarët nuk janë të bindur. “Ky raport nuk është real, sepse nuk merr parasysh ndryshimet që janë bërë në nivel ligjor për antenat e reja 5G që nuk funksiononin me kapacitet të plotë në kohën e matjeve”, shprehet Olivier Bodenmann, themelues i Kolektivi STOP 5G, për televizionin publik zviceran, RTS, përcjell albinfo.ch.
“Për më tepër, nuk ka pasur matje në shkolla, pak matje në hapësira private dhe matjet në transportin publik janë bërë jashtë orëve të pikut”. Në Zvicër më shumë se 3,000 kundërshtime në nivel kantonal dhe komunal po bllokojnë përhapjen e rrjetit 5G.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













