Shkurt.ch
600 mijë të varfër në Zvicër
Në fokus të programit qeveritar kundër varfërisë do të jetë arsimimi i fëmijëve të shtresave të margjinalizuara
Në Zvicër vlerësohet se rreth 600 mijë njerëz jetojnë në kufirin e varfërisë. Kjo ka detyruar qeverinë federale të veprojë. Ajo i është qasur problemit në nivel nacional duke planifikuar një program pesëvjeçar për luftimin e varfërisë.
Ky program pritet të fillojë së realizuari në vitin 2014 dhe do të përfundojë në vitin 2018, njofton Ministria Federale e Punëve të Brendshme. Kjo ministri, është zotuar që deri në pranverën e vitit 2013 të përpunojë një propozim lidhur me këtë problematikë.
Dy vjet pas konferencës nacionale për varfërinë, kreu i ministrisë së përmendur, Alain Berset do të presë në një tryezë të rrumbullakët përfaqësues nga kantonet, qytetet dhe komunat si dhe OJQ-të e interesuara për të bërë një bilanc dhe për të diskutuar lidhur me ecurinë e mëtejshme.
Sipas ministrisë, në fokus të programit do të jetë arsimimi. Fëmijët dhe të rinjtë nga shtresat margjinalizuara sociale do të nxiten që në të ardhmen të mund të kujdesen vetë për jetesën e tyre. Kjo kërkon marrjen e një sërë masash, nga fëmijëria e hershme deri në përfundimin e shkollimit profesional, njofton sf1.
Me gjithë faktin se përshëndet këtë hap, Caritas-i i Zvicrës e konsideron shumë modest buxhetin e paraparë për këtë qëllim, prej gjithsej 1.8 milion frangash në vit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve Shqipëria do të ngjitet në skenë në pozitën e pestë me këngën “Nân”. ... -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen -
Gjermani/Suedi
Rinor Ajeti, doktori shqiptar i ORL që po spikat në kongreset më të mëdha shkencore në Evropë -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI”
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg













