Bota
62.3 gradë, thyhet rekordi në Rio të Brazilit
Regjistrimi u krye në lagjen Guaratiba, në kohën kur vendi po përjeton një valë të re të nxehti përvëlues
Rio de Zhaneiro shënoi një rekord të ri nxehtësie me temperaturat që mbërritën në 62.3 gradë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në metropolin brazilian që nga viti 2014, kur nisën matjet nga Alerta Rio.
Regjistrimi u krye në lagjen Guaratiba, në kohën kur vendi po përjeton një valë të re të nxehti përvëlues teksa meteorologët parashikojnë që kjo situatë të vazhdojë paktën deri të mërkurën, ditën kur fillon vjeshta në hemisferën jugore.
Sistemi Alerta Rio, një iniciativë e qytetit që monitoron kushtet e motit, llogarit indeksin e nxehtësisë duke marrë parasysh temperaturën dhe lagështinë e ajrit, e të dhënat e saj dëshmojnë se të dy këta faktorë mbërritën një ditë më parë nivele kritike.
Kombinimi i tyre, sipas ekspertëve, e ka intensifikuar akoma edhe më shumë ndjesinë e nxehtësisë në zonë. Në përgjigje të vapës mbytëse, banorët e qytetit kërkuan freskimin në plazhe dhe pishinat e tij, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Temperatura rekord-thyese erdhi në vazhdën e një trendi shqetësues për Rion, ku nëntorin e vitit të kaluar termometri shënoi 58.5 gradë, çka nxori edhe më shumë në pah cenueshmerinë e qytetit nga i nxehti ekstrem.
Dyzet gradë mbërritën temperaturat edhe në Marok, ku qyteti i tij, Marrakech, u zgjua pa ujë të pijshëm. Qendra historike dhe zona të tjera janë tharë për shkak të asaj që Radeema, agjencia e shpërndarjes së ujit dhe energjisë elektrike, e përkufizon përmes mediave sociale në një postim të saj si “kaos të shërbimeve”.
Pa asnjë paralajmërim dhe me një valë të skajshme të nxehti, çezmat ndaluan lëshimin e ujit gjatë natës, përgjatë më shumë se 3 mijë kilometrave të rrjetit të tubacioneve urbane.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit Për një vend që krenohet me shëndetin publik dhe kompetencën rregullatore, Zvicra ka një performancë jashtëzakonisht... -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar












