Lajme
Paris, 3 persona humbën jetën nga zjarri në një ndërtesë
Raportohet se në orët e para të mëngjesit ekipet gjetën trupat e pajetë të 3 personave në banesën ku shpërtheu zjarri. Në incident ka mbetur i plagosur një person, përcjell albinfo.ch.
Të paktën 3 persona kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë në Paris të Francës.
Në lajmin e gazetës “Le Figaro”, bazuar në burime policore thuhet se një zjarr ka rënë në mesnatë në një pallat pranë “Bulevardit të Italianëve” në lagjen 2 të Parisit.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që përfshiu katin e 6-të dhe të 7-të të pallatit.
Në orët e para të mëngjesit ekipet gjetën trupat e pajetë të 3 personave në banesën ku shpërtheu zjarri. Në incident ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në një apartament në katin e 7-të të pallatit.
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht 22-vjeçari shqiptar në këtë shtet Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi, përcjell albinfo.ch. Mediat greke bëjnë...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
Jeta në Zvicër
-
Pritet trafik i rënduar në rrugët e Zvicrës këtë fundjavë Ndërsa shoferë të shumtë po nisen për fundjavën e gjatë të Rrëshajëve, përgatituni për një volum...
-
Vildane Rexhepi, menaxhere prokurimi në IT-në e bankës UBS
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë