Lajme
684 euro i kushtoi mërgimtarit dërgimi i votës me postë për gjithë familjen
Fatura marramendëse, e cila i kushtoi plot 684 euro mërgimtarit, i cili e ka dërguar votën me postë për gjithë familjen
Që nga dita e martë, është hapur afati për votim me postë nga diaspora. Mërgimtarët kanë afat që të votojnë deri më 12 shkurt. Shumë prej tyre tashmë e kanë përfunduar këtë proces, por po ankohen për çmimet që po iu duhet të paguajnë për të dërguar zarfet me vota në vendlindje përmes postës, transmeton albinfo.ch.
Mërgimtarët që jetojnë në Diasporë po duhet të pagujanë shuma të larta për të votuar përmes postës.
Shtetet evropiane kanë një kosto më të ulët, krahasuar me ato të SHBA-së, ku çmimet arrijnë deri mbi 150 euro, (lloji i postës së shpejtë deri në 200 euro), shkruan albinfo.ch.
Fatura marramendëse e cila i kushtoi plotë 684 euro, mërgimtarit i cili e ka dërguar votën me postë për gjithë familjen.
Kandidatja për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendose, Donika Gërvalla, ka zbuluar një faturë marramendëse të një mërgimtari që e ka dërguar votën me postë.
Kjo faturë ka kushtuar plotë 684.20 euro.
Gërvalla i drejtohet Vldete Dakës që ta shikojë këtë faturë.
Në postimin e saj në Facebook, Gërvalla thotë se transparente janë përpjekjet e Dakës për ta penguar votën e mërgatës.
Sipas saj, kjo do të duhej ta turpëronte Dakën dhe të gjithë të tjerët që po pengojnë mërgatën.
Postimi i plotë:
Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.
Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.
Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.
14 shkurti po vjen!
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit














