Shkurt.ch
7 orë mban në tension policinë: Kërcënon se do t`i vejë zjarrin vetes
Pranë vetes kishte një kanistër që dukej se kishte benzinë brenda, Ai u lag me atë dhe filloi kërcënimin se do t`i vinte vetes zjarrin ose do të hidhej poshtë
Dje, e enjte, rreth orës 13.30 policia e Bernës ishte alarmuar rreth një ngjarjeje të pazakonshëm që po ndodhte në tarracën e Pallatit Federal (Ndërtesës së Parlamentit të Zvicrës). Një person ishte ulur mbi muri e tarracës dhe po kërcënonte se do të hidhej poshtë. Pranë vetes ai kishte një kanistër të gjelbër që dukej se kishte benzinë brenda, shkruan 20minuten.ch. Ai u lag me atë dhe filloi kërcënimin se do t`i vinte vetes zjarrin ose do të hidhej poshtë.
Rreth dhjetë makina të zjarrfikësve dhe të ambulancës bllokuan vendin ndërsa dy policë civilë duke shpejtuar për të qenë sa më parë aty pothuaj shkelën një këmbësor me makinë.
Vetëm pak para orës 21 situata u shtensionua, pasi që personi që për më shumë se shtatë orë kishte mbajtur në ethe të gjithë, iu dorëzua vullnetarisht poiicisë.
Rreth prejardhjes së tij dhe qëllimit që donte të arrinte nuk është marrë vesh më shumë përveç se, sipas 20minuten ai është dëgjuar të ketë thirrur disa herë me të madhe “Kurdistan”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit Samuel Krasniqi shënoi golin e tij të parë në Superligë në minutën e 86-të për të... -
Marshim i qetë në Lutry për viktimat e zjarrit në Crans Montana -
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti












