Lajme
70% e të rriturve në BE janë injektuar me të paktën një dozë vaksine
“Përqindja e njerëzve të moshës 18-vjeç e lart që janë injektuar plotësisht në bllok tani qëndron në 57%”
Shtatëdhjetë për qind e të rriturve në Bashkimin Evropian kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, njoftoi të martën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“BE e ka mbajtur fjalën. Synimi ynë ishte që të mbronim 70% të të rriturve në Bashkimin Evropian me të paktën një dozë gjatë korrikut. Sot ne e kemi arritur këtë synim”, tha von der Leyen në një deklaratë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
“Përqindja e njerëzve të moshës 18-vjeç e lart që janë injektuar plotësisht në bllok tani qëndron në 57%”,shtoi ajo.
Presidentja e KE-së nënvizoi se varianti Delta është shumë i rrezikshëm.
Shumica e vendeve evropiane kanë parë një rritje të rasteve të reja javët e fundit, duke fajësuar variantin Delta, edhe pse shifrat e shtrimeve në spital dhe vdekjet kanë mbetur shumë më poshtë në krahasim me sezonin e dimrit.
Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë njoftuar varianti Delta, i cili fillimisht filloi në Indi, tani është mbizotërues në 19 nga 28 vendet e rajonit.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër













