Të tjera
70 vjetori i ndarjes së Titos me Stalinin: Fillimi i ri i rrugës jugosllave
“Veçanërisht në Tiranë Titoja gjeti dyert e hapura,” përcjell albinfo.ch. “Enver Hoxha, edhe ai udhëheqësi i partizanëve shqiptarë, do të tregohet mjaft kooperativ.”
Titoja ishte marshall sovran, me vetëbesim dhe fitues pas Luftës së Dytë Botërore. Partizanët e tij e kishin në kontroll thuajse gjithë Jugosllavinë, shkruan “NZZ”. Jugosllavia ishte një shtet federativ me bazë komuniste. Edhe partizanët ishin ideologjikisht stalinistë. Shteti i ri me ndihmën e policisë sekrete (UDBA) “pastroi” vendin nga kundërshtarët politikë. Përveç lidhjeve me Moskën, Titoja kishte aspirata ndaj Shqipërisë dhe Bullgarisë, ndërsa mbështeste komunistët në luftën civile greke. Qëllimi ishte krijimi i një federate të shteteve ballkanike ku Jugosllavia do luante rolin kryesor.
“Veçanërisht në Tiranë Titoja gjeti dyert e hapura,” përcjell albinfo.ch. “Enver Hoxha, edhe ai udhëheqësi i partizanëve shqiptarë, do të tregohet mjaft kooperativ.”
Kjo politikë e Titos alarmoi Stalinin. Moska e akuzoi Beogradin për revizionizëm dhe e largoi nga Informbyroja (Kominform) në qershor 1948. Me këtë u shua ëndrra e Titos për federatë ballkanike dhe në fillim të Luftës së Ftohtë ishte i izoluar nga kampi komunist.
Udhëheqësia jugosllave filloi me një valë represive pas prishjes me Moskën. Rreth 16 mijë persona u burgosën në burgun e Goli Otokut, një pjesë e madhe e tyre nostalgjikë me rusët. Në 1953 Jugosllavia lidhi aleanca ushtarake me shtetet e NATO-s, Greqinë dhe Turqinë. Megjithatë Titoja nuk kishte ndërmend të strehohej te Perëndimi, pas prishjes me komunistët. Ai mbajti distancë dhe këndvështrimin e drejtoi drejt aleancave të largëta me shtete si India, Egjipti dhe Indonezia. Në 1961 ata krijuan Bllokun e Të Painkuadruarve. Edhe ideologjikisht Jugosllavia krijoi konceptin e vet të komunizmit në bazë të mendimtarit slloven Edvard Kardelj.
Koncepti i tij i tretë ishte edhe decentralizimi i shteteve në bazë të etnikumeve. Republikat fituan një lloj pavarësie nga qendra e Beogradit. Pas Luftës së Ftohtë, këta kufij të republikave do ishin sebep për shpërbërjen e Jugosllavisë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz Zvicra është një vend i transportit publik: pothuajse një milion e gjysmë pasagjerë transportohen nga SBB... -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten













