Lajme
700 infeksione të reja në Zvicër, trend i qartë i rritjes
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reja të vdekjeve. Dymbëdhjetë persona me Covid-19 janë pranuar rishtas në spital
BAG ka raportuar 700 raste pozitive me kornavirus në Zvicër dhe Lihtenshtajn, që kanë rezultuar nga 7217 teste të kryera. Shkalla e pozitivitetit është kështu 9.7%, që është duskhëm më e lartë se ditëve dhe javëve të fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk janë shënuar raste të reja të vdekjeve, shkruan sda. Dymbëdhjetë persona me Covid-19 janë pranuar rishtas në spital.
Të hënën ishin raportuar 1.548 infeksione të reja me virusin Sars-CoV-2, raste që u takonin tri ditëve të fundit, transmeton albinfo.ch. Të premten BAG kishte numëruar 552 infeksione, të enjten 550, të mërkurën 411 dhe të martën 225.
Që nga fillimi i pandemisë kanë qenë gjithsej 56,632 raste të konfirmuara nga laboratori. 4941 njerëz që nga ajo kohë është dashur të trajtohen në spital për Covid 19. Numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid 19 vazhdon të jetë 1787.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, deri më tani janë kryer 1,424,477 teste për Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19. Krahasuar me të hënën, në BAG janë raportuar 7217 teste të reja. Gjatë muajve të fundit, në 4.7 për qind të të gjitha testeve, rezultati kishte qenë pozitiv, përcjell albinfo.ch. Ndërsa për dy javët e fundit, shkalla e pozitivitetit ishte 4.9 për qind.
Sipas BAG të martën kanë qenë 2,958 njerëz në izolim dhe 7,006 në karantinë, për shkak të gjurmimit të kontakteve. Po ashtu, në karantinë kanë qenë 12,189 të kthyer nga vendet me rrezik.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














