Shkurt.ch
74 % të zviceranëve, pro natyralizimit të lehtësuar të brezit të tretë
74 për qind të zviceranëve të anketuar janë shprehur në favor dhe vetëm 21 % kundër. Ndërkaq, 5% të të pyeturve ende nuk janë të vendosur se si do të votojnë
74 për qind të zviceranëve do të votonin në favor të natyralizimit të lehtësuar të brezit të tretë të të huajve. 60 për qind të tyre do të ishin pro Fondit të ri për Rrugët Nacionale dhe Komunikacionin në Aglomeracione (NAF) dhe 50% janë shprehur në favor të Reformës së Taksave të Ndërmarrjeve III, shkruan srf.ch.
Këto janë rezultatet e një sondazhi të realizuar nga SRG rreth një muaj e gjysmë para ditës (12 shkurt) kur për tri iniciativat e përmendura do të votohet në nivel vendi.
Siç mund të shihet, natyralizimi (pajisja me pasaportë zvicerane) i të rinjve të gjeneratës së tretë të të huajve ka një pozicion komod, gjegjësisht përparësi absolute në krahasim me kundërshtimin që i bëhet, transmeton albinfo.ch. 74 për qind të zviceranëve të anketuar janë shprehur në favor të tij dhe vetëm 21 % kundër. Ndërkaq, 5% të të pyeturve ende nuk janë të vendosur se si do të votojnë.
Siç e sqarojnë në Institutin për Hulumtim të Opinionit gfs.Bern, sigurisht që përkrahja më e vendosur iniciativës në fjalë i vjen nga socialdemokratët dhe të Gjelbrit. Por edhe nga partitë e qendrës dhe madje një pjesë e mirë e të djathtës janë në favor të saj, përcjell albinfo.ch. Kështu, vetëm zgjedhësit e SVP/UDC-së mbeten të izoluar kundër iniciativës për natyralizim të lehtësuar të brezit të tretë të të huajve.
Sondazhi është realizuar në periudhën në mes 19 dhe 30 dhjetorit të vitit që shkoi, nga gfs.Bern me porosi të SRG. Për sondazh janë pyetur 1206 persona: 700 në Zvicrën gjermane, 303 në Zvicrën franceze dhe 203 në atë italiane.
Çfarë parashihet me “natyralizimin e lehtësuar”?
Sipas projektligjit të miratuar kohë më parë nga Parlamenti i Zvicrës, të huaj të gjeneratës së tretë konsiderohen ata persona të cilët e kanë së paku njërin gjysh/gjyshe të lindur në Zvicër ose që ka pasur leje qëndrimi në Zvicër. Kjo e fundit (leja e qëndrimit) nuk duhet të dokumentohet patjetër por mjafton që të bëhet e besueshme. Në këtë pikë ishin edhe dallimet në mes të dy dhomave të parlamentit të Zvicrës. dhoma e Kantoneve (senati) kishte kërkuar që të bëhej edhe dokumentimi ndërsa sot e ka pranuar me heshtje variantin më të butë, atë të Dhomës Nacionale
Po ashtu, të huajt e brezit të tretë nuk e fitojnë pasaportën e Zvicrës në mënyrë automatike por vetëm duke bërë kërkesë.
Kushtet tjera mbeten po ato: Duhet që së paku njëri nga prindërit të jetë lindur në Zvicër, që të ketë jetuar së paku 10 vjet këtu dhe të ketë ndjekur së paku 5 vjet shkollimin në Zvicër.
Sipas këtij qëndrimi, i huaji i brezit të tretë duhet po ashtu të jetë i lindur në Zvicër. Veç kësaj, ai ose ajo duhet të ketë ndjekur së paku pesë vjet nga shkollimi obligator në Zvicër.
Kërkesën për natyralizim të lehtësuar mund ta bëjnë vetëm personat deri në moshën 25 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Duke caktuar këtë kusht, dy dhomat duan të pamundësojnë që përmes një kërkese për natyralizim, të bërë në një moshë më të shtyrë, kërkuesit t`i ikin detyrimit të shërbimit ushtarak.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











